×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Biznesmeni Zekë Jasiqi del para gjyqit nën akuzën për fajde, Insajderi sjell detaje nga seanca

    Insajderi
    27 October 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni Zekë Jasiqi të premten ka dalë para Gjykatës. Ndaj tij rëndon aktakuza e Prokurorit Armend Hamiti për vepra penale të fajdes e detyrimit. Ai u deklarua se nuk ndihet fajtor për këtë akuzë, për të cilën si viktimë nga Prokurori Hamiti është klasifikuar biznesmeni Faton Dalladaku. Insajderi sjell detaje se çka ndodhi në seancë dhe detaje nga aktakuza.

    Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj biznesmenit, Zekë Jasiqi. Siç rëndom në seancat fillestare, i akuzuari është njoftuar mbi të drejta e tij. Gjatë seancës është kërkuar edhe largimi i njërit prej avokatëve që po mbronte biznesmenin.

    Me kërkesë të prokurorit të shteti është kërkuar përjashtimi i avokati, Artan Qerkini si avokat mbrojtës i Jasiqit, me arsyetimin se avokati është i angazhuar në një procedurë të njëjtë por që është duke u zhvilluar në një stad tjetër, ku është duke e mbrojtur të akuzuarit tjetër, Adil Thaqi e që në të njëjtin rast i dëmtuar është biznesmeni, Faton Dalladaku.

    Si rrjedhojë, seanca ka vazhduar pa avokatin, Artan Qerkini. Biznesmeni Jasiqi u mbrojtë vetëm nga avokati Tahir Rrecaj.

    Seanca e sotme ndaj bizenesmenit Jasiqi ka qenë e hapur për publikun.

    Biznesmeni i akuzuar për veprat penale fajde dhe detyrim është deklaruar i pafajshëm; “Nuk e ndjej vetën fajtor për veprat penale që më vihen në barrë nga prokuroria”, ka thënë ai para trupit gjykues.

    Seanca ka filluar në ora 9:50  dhe është mbyllur në ora 10:40.

    Çka thuhet në aktakuzë?

    Për një borxh fillestar prej 160 mijë eurosh, e që Prokuroria ngre dyshime as që ka ekzistuar, u bënë ndërrime e transaksione qindra-mijëra euro derisa biznesmeni Faton Dalladaku humbi shtëpinë në vlerë prej 700 mijë eurosh në Fshatin Amerikan dhe 500 mijë euro që parapagoi për të. Krejt kjo, sipas Prokurorisë nisi me një borxh fillestar prej 160 mijë eurosh që ky i fundit mori nga biznesmeni tjetër, Zekë Jasiqi.

    Insajderi sjell detaje nga aktakuza voluminoze kundër Jasiqit që tashmë është deponuar në gjyq.

    Duke u shoqëruar me tani te dëmtuarin Faton (Dalladaku) i pandehuri Zekë (Jasiqi) e dine gjendjen e tij se ka ra pre e fajdexhinjve dhe se në mënyrë te kundërligjshme ja kane marr pronën 10 hektarë…që me mirëbesim ja u kishte shitur Zeke Jasiqit , Vllaznim Kelmendit dhe Flurim Shalës. I pandehuri Zekë Jasiqi duke parë këtë gjendje të rëndë financiare të Faton Dalladaku e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ne periudhen 12.09.2014 deri me dt 27.02.2015, fillon presionin ndaj tij duke i bërë edhe kanosje serioze e duke përdore force e kap të dëmtuarin në pjesën e krahut duke kërkuar nga i dëmtuari Faton Dalladaku të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij dhe ja imponon një borxh prej 160.000 euro, gjoja se i dëmtuari i kishte të pandehurit e që në vërtetë ky borxh nuk ka ekzistuar”, kështu konstaton prokurori Armend Hamiti në aktakuzën që ka deponuar në Gjyq kundër biznesmenit Zekë Jasiqi.

    Në këtë aktakuzë voluminoze, një koje të së cilës e ka siguruar Gazeta Insajderi, Jasiqi akuzohet se në dëmë të biznesmenit Dalladaku ka kryer veprat penale fajde e detyrim.

    Ky borxh që Prokurori ngrit dyshime edhe nëse ka ekzistuar, tutje pas presionesh e shtytjesh, përfundon edhe me një huamarrje tjetër prej Dalladakut te Jasiqi prej 200 mijë eurosh.

    Më vonë i pandehuri Zekë Jasiqi nuk i përmbahet marreveshjës verbale ku i dëmtuari Faton ia kërkon një huazim prej 200.000 euro për te paguar raten e fundit të shtëpisë në Fshatin Amerikan për të cilën i demtuari Faton i kishte paguar pjesën prej 500.000 euro( nga vlera total e shtepisë 700.000 euro), me c’rast e detyron të bëjë përpilimin e një marrëveshjeje me shkrim në të cilën i pandehuri Zekë i kërkon nga i dëmtuari 360.000 euro me kamate mujore 1 përqind me arsyetim se kaq është overdrafti i marr në bankë”, thuhet tutje në aktakuzë.

    Prokurori që ka ngritur këtë aktakuzë ka bërë përllogaritjen e krejt dëmit që sipas ti nga biznesmeni Jasiqi i është shkaktuar Dalladakut.

    Ashtu që (Jasiqi) duke kontraktuar një shumë dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, këto të holla i transferon në llogarinë e Burim Pllanes , ashtu që shtëpia në Fshatin Ndërkombëtar kalon në emër të Zekë Jasiqi, me ç‘rast i dëmtuari Faton Dalladaku mbetet pa shtëpi dhe shumën e paguar prej 500.000 euro”, thuhet tutje në aktakuzë.

    Për këtë aktakuzë, pos dokumenteve, ku përfshihen marrëveshja e dyshimtë , transaksioneve bankare e dokumenteve të tjera, Prokurori ka paraqitur edhe dëshminë e plotë e të gjatë të Dalladakut, si dhe të dëshmitarëve Muharrem Hajdaraj, Flurim Shala, Vllaznim Kelmendi, Arsim Durmishi, Bashkim Ajdini e Bajram Plakiqi.

    InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi kishte transmetuar rrëfimin ekskluziv të biznesmenit Faton Dalladaku dhe ku ai tregonte për sagën që ka pasur me disa grupe, nisur nga grupi i Ismet Osmanit- Currit, që po ashtu ka aktakuzë për fajde, biznesmenë të tjerë e deri tek vëllezërit Krasniqi që dikur kishin biznese legale të kazinove në Kosovë.

    Shiko dokumentarin : “Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve” | Rrëfimi i Faton Dalladakut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark