Bleona Qereti ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në Amerikë më 3 nëntor.
Komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në ShBA kanë organizuar më 31 tetor një mbrëmje feste nën drejtimin e Bleona Qeretit, e cila do të interpretojë live për komunitetin e shqiptarëve që po përkrahin Donald Trumpin.
Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një video paralajmëruese të mbrëmjes në fjalë, duke i ftuar shqiptarët që jetojnë në ShBA që të bëhen pjesë e saj.
“Michigan a jeni gati? Ruani këtë datë! Takohemi ditën e shtunë, në datë 31 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI”, ka shkruar Qereti në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CG3OkpFpcz3/