Insajderi
Lajme

KPK-ja e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK-së, Blerim Isufaj ankohet në Supreme

Insajderi
14 October 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KPK-ja e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK-së, Blerim Isufaj ankohet në Supreme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është ankuar në Gjykatën Supreme pasi u shkarkua nga kjo pozitë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim”, ka deklaruar Lutfiu.

Më 2 tetor, KPK mori vendim për shkarkimin e Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale duke e arsyetuar se deri te vendimi erdhi pasi u vlerësuan rrethanat “institucionale dhe profesionale”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark