Sot Kosova do ta zhvillojë një ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysmëfinalet e play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikimin e “EURO 2020”.
E përpara lojës sigurisht se ka pasur reagime të shumta, kështu nuk ka munguar as ai i këngëtarit Blero.
Blero para ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku ka thënë se ia kemi për borxh Fadil Vokrrit ta bëjmë maksimumin.
“Djem mendoj që engjëllin e keni mbi supe gjithmonë në këtë fotografi. Me engjëllin emrin Fadil Vokrri e dini shumë mirë që ua kemi borxh. Pavarësisht fitore apo humbje ia kemi për borxh engjëjve tanë të bëjmë maksimumin. Ju të përzgjedhurit e Kosovës keni obligim për ta dërguar mesazhin tek Vokrri deri në fund. Ju them dy emra dhe do të ju motivoj Vokrri & Jashari”, ka shkruar Blero.