Dy këngëtarët, Blero e Noizy, vite më parë, kishin një përplasje virtuale e cila shkoi deri në fazën e sharjeve e ofendimeve të cilat u bënë publike. Por, siç duket tashmë gjërat janë sqaruar.
Blero ka treguar së fundmi një copëz të historisë duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë.
Në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, Blero tregoi se raporti i tyre tashmë është korrekt dhe ka komunikim mes dy artistëve dhe sipas tij, kjo kishte ndodhur për shkak të implikimit të një personi të tretë.
Para disa vitesh Blero e Mc Kresha kishin një raport shumë të afërt e sollën bashkëpunime të suksesshme, por për një moment gjithë kjo marrëdhënie u shua, duke e shkëputur edhe shoqërinë mes vete.
Por gjërat nuk janë aq të lehta saqë të mund të kalohen, madje Blero u shpreh i prerë për këtë gjë.
I pyetur nëse ka ndryshuar qëndrimi i Bleros për një duet me Kreshën, Muharremi u shpreh “kurrë”, duke e rikonfirmuar se historia mes tyre mbetet e kaluar dhe nuk mund të ketë një të ardhme.