Këngëtari Blero Muharremi ka folur për virusin Covid-19 dhe për përvojën e tij me këtë virus.
Në emisionin Natë Vere në T7 Blero tha se në fillim kishte dyshuar në ekzistencën e këtij virusi por pastaj ishte bindur.
“Në fillim kam dyshu pak, por pastaj e kam parë që është i vërtetë. Kur e kam bërë testin me gjak e kam parë e kisha kalu, se kam ditë që e kam pasë. Është me të ardhë keq gjithë ai njeri që ka ndërru jetë prej Covid. Besoj që tash jemi në fazën e fundit, shpresoj”, tha ai.