Blero tregon se çka ndodhi në takimin e Afronës me Teuta Krasniqin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Blero tregon se çka ndodhi në takimin e Afronës me Teuta Krasniqin

    Insajderi
    04 October 2020 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blero prej vitesh po jeton një histori të bukur dashurie me Afrona Dikën, mirëpo kohë më parë ai ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi. Nga martesa e tij e parë ai ka dhe një vjazë, e cila quhet Tara.

    Pavarësisht se divorci i tyre ishte mjaft i bujshëm, dyshja e njohur i kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre. Blero ka treguar se ai takohet shpesh me Teutën dhe duket se po njësoj vepron edhe partnerja e tij aktuale, Afrona.

    I ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, këngëtari është shprehur se Afrona nuk e ka pasur asnjëherë problem këtë gjë dhe madje ka shkuar për darkë në shtëpinë e Teutës.

    Mirpo a jeni nga ata njerëz aq të hapur sa të dilni për darkë ti me Afronën, dhe Teuta me familjen e saj?”, është pyetur këngëtari.

    Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, u përgjigj Blero.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark