Insajderi
Lajme

Blerta Deliu-Kodra: Rasti “Lule Gjeli” nuk duhet të mbyllet me një profil anonim

Insajderi
28 July 2026 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Blerta Deliu-Kodra: Rasti “Lule Gjeli” nuk duhet të mbyllet me një profil anonim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me rastin e profilit “Lule Gjeli”, duke kërkuar që hetimet të mos kufizohen vetëm te profili anonim, por të shtrihen edhe te personat që mund të kenë qenë pas tij.

Sipas Deliu-Kodrës, nëse Prokuroria e mbyll këtë rast vetëm me emrin “Lule Gjeli”, atëherë do të ketë dështuar ta zbardhë të vërtetën.

Ajo theksoi se është e vështirë të besohet që një profil anonim ka mundur të ushtrojë për vite me radhë ndikim të madh pa mbështetje, koordinim dhe persona të tjerë pas tij.

Deliu-Kodra kërkoi që të hetohet nëse ka ekzistuar një rrjet i organizuar, kush e ka krijuar, kush e ka financuar, kush e ka koordinuar dhe kush ka përfituar nga funksionimi i tij.

Tutje, ajo bëri thirrje që të merren në pyetje të gjithë personat që mund të kenë dijeni për këtë mekanizëm, pa asnjë përjashtim, si dhe të verifikohen deklaratat publike të Florim Krasniqit dhe çdo provë tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

“Nëse ka ekzistuar një makineri propagandistike që ka shpifur, ka linçuar dhe ka manipuluar opinionin publik, atëherë përgjegjësia nuk mund të ndalet te një profil anonim. Ajo duhet të arrijë te çdo person që mund të ketë urdhëruar, financuar apo koordinuar një veprimtari të tillë, nëse kjo provohet”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Në fund, deputetja e zgjedhur e PDK-së tha se ky është momenti që Prokuroria të dëshmojë se në Kosovë hetohen rrjetet, e jo vetëm profilet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark