Insajderi
Sport

Blick: Xherdan Shaqiri rikthehet në Evropë, gjiganti grek shpreh interesim

Insajderi
08 July 2024 - 13:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Blick: Xherdan Shaqiri rikthehet në Evropë, gjiganti grek shpreh interesim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është prej futbollistëve më të paguar në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Express.

Por, një rikthim në kontinentin e vjetër është në horizont.

Siç raportoi portali grek “SDNA” para disa ditësh, Panathinaikos është shumë i interesuar për shërbimet e reprezentuesit zviceran.

Klubi nga Athina e ka bërë Shaqirin objektivin e tij kryesor.

Xherdan Shaqiri nuk pati minutazhë të mjaftueshme në Euro 2024, megjithatë arriti të shënonte një gol ndaj Skocisë, goditi shtyllën dhe shënoi penalltinë ndaj Anglisë në ato pak minuta sa luajti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark