Objekti i Komunës së Zveçanit është “blinduar” sa i përket prezencës së sigurisë.
Në pamjet që ka siguruar ‘Kossev’, shihen ushtarët e KFOR-it të kenë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.
Kjo, pas protestës së paralajmëruar sot dhe përpjekjeve për t’u futur dhunshëm brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.
Policia e Kosovës përgjatë mëngjesit ka konfirmuar se ishte hedhur gazlotsjellës nga protestuesit serbë në drejtim të tyre, të cilët po përpiqeshin të futeshin në objektin e Komunës së Zveçanit. /Insajderi.org/