Insajderi
Insajderi

“Blindohet” në tërësi objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas Policisë së Kosovës

Insajderi
29 May 2023 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Blindohet” në tërësi objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas Policisë së Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Objekti i Komunës së Zveçanit është “blinduar” sa i përket prezencës së sigurisë.

Në pamjet që ka siguruar ‘Kossev’, shihen ushtarët e KFOR-it të kenë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.

Kjo, pas protestës së paralajmëruar sot dhe përpjekjeve për t’u futur dhunshëm brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës përgjatë mëngjesit ka konfirmuar se ishte hedhur gazlotsjellës nga protestuesit serbë në drejtim të tyre, të cilët po përpiqeshin të futeshin në objektin e Komunës së Zveçanit.  /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark