Insajderi
Lajme

“Blindohet Qeveria” – Numër i madh i pjesëtarëve të Policisë rrethojnë objektin

Insajderi
17 September 2026 - 22:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Blindohet Qeveria” – Numër i madh i pjesëtarëve të Policisë rrethojnë objektin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë rreth objektit të Qeverisë, teksa në Prishtinë po mbahet protesta.

Në zonën përreth Qeverisë është vërejtur prani e shtuar policore, ndërsa një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë parë duke protestuar.

Theksojmë se qytetarët janë dëgjuar duke kërkuar llogari nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Për shpifuna nuk ka falje”, është një nga thirrjet që është dëgjuar nga turma e protestuesve para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Protesta po zhvillohet pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark