×
  • Lajme
  • Lajme

    Masa të rrepta sigurie për vizitën e Sekretarit Kerry në Tiranë

    Insajderi
    13 February 2016 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare ka njoftuar se do të ketë kontroll të rreptë dhe masa të shtuara të sigurisë para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë.  Vizita do të bëhet të dielën, andaj policia ka qenë e angazhuar që të rrisë nivelin e sigurisë në vend.

    Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato, ka thënë se patrullime do të bëhen edhe përmes helikopterëve, njofton Top Channel.

    Po ashtu, ai ka njoftuar se një numër i rrugësh në kryeqytet do të bllokohen për veturat e zakonshme ndërsa as nuk do të lejohet parkimi i veturave në rrugët kryesore.

    Kryeministri Edi Rama deklaroi dhe se vizita e Sekretarit Kerry ishte e planifikuar një vit më parë, në përmbyllje të turit të tij ballkanik, por u shty në atë kohë për shkak të agjendës së Sekretarit Amerikan të Shtetit./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark