"Blinte municion që nga janari, i sillte nga Bosnja"- urdhri hetues tregon veprimet kriminale të Radojiçiqit përpara sulmit terrorist në Banjskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Blinte municion që nga janari, i sillte nga Bosnja”- urdhri hetues tregon veprimet kriminale të Radojiçiqit përpara sulmit terrorist në Banjskë

    Insajderi
    03 October 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeterroristi Milan Radojiçiq është duke u hetuar nga autoritetet serbe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ai është dërguar në mbajtje për 48-orë me urdhër të Prokurorisë Publike të Beogradit për veprat penale “prodhim, posedim, mbajtje dhe shitje e armëve pa leje” dhe vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme. Urdhri hetues, i cili po raportohet nga mediat serbe, sjell detaje tronditëse të parapërgatitjeve kriminale të Radojiçiqit.

    Sipas raportimit të mediave në Serbi, urdhri i hetimit ndaj kryeterroristit serb nënvijëzon se “Radojiçiq dyshohet se ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese të fuqisë shkatërruese nga Tuzla e Bosnje Hercegovinës, nga janari i 2023-ës deri më 24 shtator, të cilat i janë dorëzuar në territorin e Qyteti i Beogradit, zakonisht në qarkullimin Bubanj Potok – Vërçin, të cilin më pas i transportonte dhe ruante në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i fshehu në ndërtesa dhe pyje të braktisura. Kështu, si udëhehqës i një grupi me disa persona të panjohur, aksioni i përbashkët dhe një aksion përgjithësisht i rrezikshëm më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës në territorin e Kosovës”

    Pas mbajtjes së seancës, Prokuroria e Beogradit i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.

    Ministria e Brendshme e Serbisë bëri të ditur më herët se ia ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Në deklaratën e Prokurorisë, thuhet se Radojiçiq i ka mohuar këto vepra penale.

    Nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi kishte në plan aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. /Insajderi.org/

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark