×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bllokohet një pjesë e sheshit, kulmi i një ndërtese rrezikon të bie nga erërat e forta

    Insajderi
    11 March 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës e ka bllokuar një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza”, pasi kulmi i një ndërtese rrezikon të bie për shkak të erërave së fuqishme.

    Në vendin e ngjarjes, janë parë ekipe të zjarrfikësve dhe kamioni intervenues për heqjen e kulmit.

    Komuna i ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes për shkak të erërave.

    “Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftim. /EO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark