Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga mëngjesi i sotëm, 14 prill, deri më 17 prill rruga Pejë-Rozhajë do të jetë e bllokuar për kamionë.
Rruga do të bllokohet në zonën e quajtur Dacaj, e cila gjendet në Mal të Zi.
Arsyeja e bllokimit, sipas institucionit, është shkak i kufizimeve të shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian dhe kërkesat e tyre.
“Ju njoftojmë se në komunikim me Policinë e Malit të Zi, kemi pranuar informatën se rruga Pejë–Rozhajë, saktësisht në vendin Dacaj në territorin e Malit të Zi, do të bllokohet nga sot datë, 14.04.2026 prej orës 10:00 deri më datë, 17.04.2026 në ora 10:00. Bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre”, thuhet në njoftim.