‘Bllokohet’ Shqipërinë shkak vizita e Erdoganit, policia mbyll rrugët, mijëra vetura presin rrugëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Bllokohet’ Shqipërinë shkak vizita e Erdoganit, policia mbyll rrugët, mijëra vetura presin rrugëve

    Insajderi
    17 January 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe truproja e nderit. Në ceremoninë e mbajtur në Rinas u kënduan himni turk dhe ai shqiptar dhe më pas Rama dhe Erdogan prezantuan njëri-tjetrin me ministrat dhe delegacionet respektive.

    Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.

    Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të Presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark