Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi blloku A5 i Termocentralit Kosova A ka dalë sërish jashtë funksionit.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se pushteti “do me i qitë në komë ndërmarrjet publike”.
“Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë”, ka shkruar tutje ajo.
“Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja finaciare”, këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike”, vijon më tej ajo.