Kompania “Boeing” u ka thënë më shumë se 100 furnizuesve të saj më 30 korrik se nisja e këtij procesi, varej nga miratimi prej institucioneve rregullatorë të vendimit për të lejuar sërish fluturimin e avionëve 737 MAX.
“Boeing-u” e prodhon versionin më të shitur të avionëve në fabrikën e tij në zonën e Siatëllit. Ai prodhon gjithashtu dhe një numër të vogël modelesh të hershme apo ushtarake të 737-s.
Një prej dy personave që folën për agjencinë “Reuters” mbi këtë çështje, u shpreh skeptik lidhur me afatet, për shkak të një shqyrtimi intensiv nga institucionet rregullatorë, të cilat ndaluan fluturimet e avionëve të modelit 737 MAX pas përplasjeve vdekjeprurëse ku vranë rreth 350 njerëz në Etiopi dhe Indonezia në një distancë kohore nga njëra-tjetra prej pesë muajsh.
Nuk ka asnjë garanci se kur rregullatorët do të që avionët 737 MAX të fluturojnë përsëri. Muajin e kaluar shefi Ekzekutiv i “Boeing-ut” Dennis Muilenburg tha se kompania do të konsiderojë mundësinë e uljes së prodhimit apo potencialisht pezullimit të prodhimit të avionëve 737, nëse masa zvarritet.
Në prill “Boeing-u” shkurtoi numrin e modelit 737 në 42 nga 52 që prodhonte çdo muaj, duke ndërprerë dërgesat për klientët, burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë.