Deputeti i PDK’së, Hajdar Beqaj, ka publikuar letrën e atëkohë kryeministrit Hashim Thaçi që ia kishte dërguar NATO’s lidhur me prezencën e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në katër komunat veriore të Kosovës.
Beqaj me anë të një postimi në ‘Facebook’, bashkëngjitur me letrën ka thënë se letra po keqinterpretohet qëllimshëm.
“Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim”, deklaroi Beqaj.
Siç specifikohet në letrën që Thaçi ia kishte dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, garancia për bashkëveprim me KFOR’in ishte kërkesë paraprake e NATO’s. /Insajderi.org/