×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi tregon se cilat probleme u diskutuan në takim me Kurtin

    Insajderi
    10 January 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka quajtur konstruktiv takimin me kryeministrin Albin Kurti.

    Sipas tij, në takim me kreun e ekzekutivit krerët e komunave kanë kërkuar implemtimin e një varg projektesh me interes.

    Bulliqi duke folur për kërkesat e komunës që udhëheq tha se ka kërkuar që Podujeva të jetë pjesë e ngrohjes qendrore dhe për këtë të bëhet fiziblitetit.

    Projekt të rëndësishëm që ai e prezantoi para Kurtit dhe ministrave ishte edhe zgjidhja e problemit me ujërat e zeza.

    “Ishte takim konstruktiv mes Qeverisë dhe ministrave të linjës. Tema e parë ishte buxheti. Secili komunë i ka paraqitur projektet e tyre”.

    “Ne si komunë paraqitëm disa kërkesa, të futemi edhe në fiziblitet për ngrohej qendrore, ngase jemi komunë e madhe”.

    “U diskutuan edhe ujërat e zeza e që është problem nacional. Spitali i qytetit, MF ka dhënë mjete për të punësuarit e nivelit të mesëm dhe shpeshoj që kjo të funsksionalizohet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark