×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthimi në Turqi – Futbollistët kërkojnë largimin nga kampionati turk

    Insajderi
    14 March 2016 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e 27 njerëzve në Ankara të dielën. Akte të tilla bëjnë që futbollistët e huaj të hyjnë në mendime mbi të ardhmen e tyre në Turqi.

    Një prej tyre është Lukas Podolski, kampioni i botës me Gjermaninë  i cili ka një kontratë me Galatasaray-n deri në 2018-n.

    Polaku me nënshtetësi gjermane është shqetësuar veçanërisht kur mori vesh se babai i kolegut të tij Umut Bulut ndërroi jetë nga ky atentat, shkruan Bild.de.

    Umuti duhej të ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 33-të, por në fakt ndodhej në varrimin e të atit të tij në Kayseri, atje ku shkoi gjithashtu e gjithë skuadra për ngushëllim.

    Në një intervistë të shkurtër për “Bild Plus”, Poldi u shpreh se jo vetëm ai por edhe “i gjithë klubi është i shokuar.”

    Ditën e diel kur ka ndodhur shpërthimi, ai ka qenë vetëm 2 km larg vendit ku është vendosur bomba (ndeshja me Genclerbirligi, në Ankara).

    Sa më shumë rëndohet situata në Turqi, aq më shumë rriten shanset që një pjesë e lojtarëve të largohen në verë.

    Madje trajneri i Fenerbahces, Vitor Pereira është ndër të parët që është shprehur hapur duke thënë se “nuk e di nëse ka ende kuptim që të vazhdoj të punoj këtu.” /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark