Insajderi
Botë

Bombardohet Karakasi, Venezuela akuzon SHBA-në për sulmin ushtarak

Insajderi
03 January 2026 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bombardohet Karakasi, Venezuela akuzon SHBA-në për sulmin ushtarak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “agresion ushtarak”, duke deklaruar se e “refuzon, dënon dhe kundërshton” veprimet e Uashingtonit.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet venezueliane thanë se SHBA po përpiqet të “përvetësojë burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet”, duke synuar, sipas tyre, të cenojë me forcë pavarësinë politike të vendit.

“Sjellje të tilla agresive kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikojnë seriozisht jetën e miliona njerëzve”, thuhet më tej në deklaratë.

Deri në këto momente, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga Karakasi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark