×
  • Sport
  • Sport

    Bonucci, dëshira e madhe e Guardiolës

    Insajderi
    13 March 2016 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pep Guardiola po e kërkon me ngulm transferimin e Bonucci-t nga Juventus në “Etihad” në afatin kalimtar veror, citojnë mediet angleze.

    Trajneri aktual i Bayern Munich, kishte pranuar në ndeshjen e parë të Champions League-s me Juventus-in se Bonucci është “një nga lojtarët e mi të preferuar.”

    Guardiola do të jetë trajner i Manchester City-t që nga sezoni i ardhshëm dhe thuhet se mbrojtja është reparti kryesor ku dëshiron përforcime spanjolli.

    Çmimi i mbrojtësit konsiderohet të jetë 32 milionë euro. Bonucci mbush 29 vjeç në maj dhe ka qenë lojtari kyç i “Zonjës së Vjetër” këtë sezon.

    Rëndësia e tij te klubi juventin është evidente, pasi ai ka luajtur në 40 ndeshje për skuadrën nga Torino këtë sezon duke zhvilluar 3,456 minuta në fushën e gjelbër, më shumë se çdo lojtarë tjetër.

    The Mail raporton se Manchester City do të tentojë të nënshkruajë edhe me Paul Pogba-n, duke ofruar 108 milionë euro për dy lojtarët, edhe pse vetëm çmimi i francezit cilësohet të jetë 100 milionë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark