Prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Bora Zemani ka zbuluar së fundmi konkurrentin e preferuar të këtij emisioni.
Në një emision televiziv, Zemani deklaroi se ka qenë Mevlani konkurrenti i saj i preferuar.
“Nga vajzat nuk e veçoj dot asnjëherë, nuk e them dot asnjë emër vajze. Për çunat e kam thënë në fakt se Mevlani. Ka qenë ndër të preferuarit e produksionit. E nisi sezonin me ne dhe e mbaroi me ne. Ishte shumë korrekt”, ka thënë ajo.
Së fundmi, ka përfunduar sezona e dytë e “Për’puthen”, ku arriti të dal vetëm një çift, Andi dhe Tea, por që pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në emision, ata deklaruan se e tëra ishte vetëm një lojë.