Bora Zemani që një kohë është nënë e një djali dhe hyn në grupin e nënave beqare më të bukura shqiptare.
Djali i saj Arbori erdhi në jetë nga lidhja e moderatores me Vin Velin ndërsa bukuroshja ka përjetuar edhe një ndarje aspak miqësore dhe të këndshme me aktorin e humorit Donald Veshaj.
E pyetur për jetën private për të ardhmen ajo ka thënë se momentalisht ajo dhe Arbori, djali i saj, janë shumë mirë së bashku.
Në një të ardhme nëse Bora do të bëhet nënë përsëri, ajo do të dëshironte të ketë një vajza dhe që tani ka gjetur emrin e saj.
Ajo herë pas here ndan momente të filmave të animuar duke shikuar bashkë me Arborin.
Bora duket e pasionuar pas filmit të ‘Mbreti Luan’ moderatorja e pëlqen shumë emrin e personazhit Nala, luaneshës së vogël.
“Nëse një ditë do të kem një vajzë ajo do ta ketë emrin Nala”; ka shkruar Bora në një story me foton e personazhit të filmit të dashur për fëmijë”.