Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka sqaruara reagimit e kësaj organizate në rastin e largimit nga puna të gazetares Senada Halimi, pasi që Gazeta Zëri e akuzoi kryetarin e Shkëlqim Hysenaj, për inate personale ndaj mediumit.
AGK përmes një komunikate për media ka thënë se reagimi ka qenë vendim i bordit.
“Ia rikujtojmë gazetës “Zëri” se bordi përfaqësohet nga nëntë anëtarë. Pjesë e bordit janë: Shkelqim Hysenaj – Kryetar, Arsim Halili – RTK, Fidan Rama – Dukagjini, Besjana Krasniqi – RTV 21, Valdrin Krasniqi – Tribuna Chnnel, Beadin Syla – Zeri, Majlinda Aliu – RTK, Taulant Qenaj – KTV,Dardan Hoti – Metro”
“Ne e dënojmë sulmin e ulët të gazetës “Zëri” ndaj kolegut Shkëlqim Hysenaj, i cili është kryetar i AGK-së. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shërbim të komunitetit të gazetarëve duke kërkuar respektimin e të drejtave tona. Inkurajojmë gazetën në “Zëri” që të fokusohet më shumë në respektimin e të drejtave të gazetarëve e jo në largimin e tyre nga puna si në rastin e gazetares Senada Halimi”, thuhet më tej në reagim.