“Bordi i KEK-ut së fundmi u shkarkua e u zgjodh tjetri nën idenë e "ndryshimit të madh" të Kurtit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Bordi i KEK-ut së fundmi u shkarkua e u zgjodh tjetri nën idenë e “ndryshimit të madh” të Kurtit”

    Insajderi
    04 April 2022 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar pas raportimeve për punësimet e familjarëve, të afërt me partinë në pushtet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Djal, vëlla, nip e shok ishin disa nga lidhjet familjarë që kishin anëtarët e komisionit.

    Në këtë konkurs kanë aplikuar rreth 4 mijë aplikues ku ndër ta janë zgjedhur vetëm 128. Nga kjo liste pas një hulumtimi të Gazetës Insajderi dalin dhjetëra emra që kanë lidhje familjare me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

    Natyra Kuçi shkruarn se si u shkarkua Bordi i KEK-ut  e u zgjodh tjetri nënë idenë e “ndryshimit të madh” të Kurtit.

    “Por çka me bë, prej 4000 e më shumë aplikantëve, si për sherr i qëlluan më profesionistët ata që ishin familjar të anëtarëve të bordit”, shkruan Kuçi në Facebook.

    Po ashtu për këto punësime ka reaguar edhe anëtari tjetër i kësaj partie, Zgjim Hyseni.

    Edhe analisti politik, Ilir Mirena ka ironizuar me personat që po befasohen me verpimet e anëtarëve të qeverisë së Albin Kuritit. Insajderi sjell postimin e tij.

    Gazeta Insajderi raportoi të dielën për një varg punësimesh “me të njofshëm” në KEK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark