×
  • Lajme
  • Insajderi

    Djali i dëshmorit që nuk u pranua në KEK: Dallaverja mu bë në intervistë, aty ishin dy burra që shikoheshin me njëri tjetrin

    Insajderi
    01 April 2022 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Patriot Ibrahimi është i riu nga Skënderaj i cili nuk u pranua në pozitën e zjarrëfikësit në Korporatën Energjetike të Kosovës, megjithëse ai kishte pikë të mjaftueshme. Në vend të tij në listën e të pranuarve figuron, Albinot Bërbatovci, personi i afërt me VV-në.

    Përpos kësaj, Bërbatovcin nuk do ta lënë të vetëm familjarët, pasi tre antarë janë të punësuar gjithashtu në KEK.

    Patriot Ibrahimi përndryshe është djali i dëshmorit, Halim ibrahimi nga fshati Kozhnicë në Skënderaj. Përmes një postimi në facebook ai ka reaguar në lidhje me veprimin të cilin e quan si të padrejtë.

    I gjithë problemi filloi në momentin kur ai posedoi pikët nga provimi me shkrim dhe provimi me gojë ku këto të dyja kishin diskrepancë mes vete.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Patriot Ibramin ku i njejti tha se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

    Ai tha se mashtrimi i ishte bërë në testin me intervistë fizikisht, pasi në fillim mori pikët nga testi me shkrim dhe më pas vetëm pikët në total, por, jo pikët e intervistës.

    Konkretisht dallaveri më është bërë në intervistën me gojë aty jan manipuluar gjërat shumë. Sepse në intervisten me gojë kanë qen dy burra dhe një grua kurse ata dy burrat u këqyrshin mes vete dhe thoshin a po e njef se si emer i njofshim bajshin me sy nga njeri tjetri dhe thoshin popo po e njofim“, tha Ibrahimi për Insajderin

    Ibrahimi periudhën e qeverisjes së Kurtit e quan si shumë korruptive, madje më shumë se nga e kaluara.

    Dhe mëndoi që korrupsioni është ende, edhe me tepër se si ka qenë dhe kam aplikuar duke menduar qe nuk ka të punsuar djal, agjallar, djem e halla e mbesa e vjehrra nipa e ster nipa, bagjanake e bagjanaka“, tha ai për Insajderin.

    Sipas tij komisioni vlerësues e dinte që ai ishte djali i dëshmorit, sepse bashkë me të gjitha dokumentet e kërkuara kishe edhe çertifikatën e prindit dëshmorë, por, kjo nuk ishte marrë parasysh aspak.

    Nuk janë që s’kanë qenë në dijeni që s’kam qenë edhe djalë i dëshmorit sepse e kam dorzuar edhe kartonin nga shoqatat e dalura nga lufta qe kishe me pas përparsi si djal i dëshmorit por se kanë marr parasysh“, shtoi Ibrahimi për Insajderin.

    Brahimi ka treguar se Bërbatovci ka edhe tre familjarë të punësuar në KEK. Babai i tij, Idriz Bërbatovci, punon në Burime Njerëzore, vëllai i tij Gëzim Bërbatovci punon në zyrën ligjore, ndërsa nëna e Albinotit, që tash është punësuar si zjarrfikës, punon në KEK/TCSA.

    Vëllai i Albinot Bërbatovcit, Gëzim Bërbatovci del të jetë mik me Milot Podvoricën, i cili ushtron detyrën e drejtorit të zyrës ligjore në KEK. Podvorica rezulton të jetë edhe aktivist dhe përkrahës i LVV-së, çka e dëshmon aktiviteti i tij në rrjetin social facebook, në përkrahje të Albin Kurtit.

    Për Ibrahimin, këto punësime janë të çuditshme, pasi ka familje me nga 4 antarë të punësuar në një institucion të vetëm.

    Ai tha se 40 antarë të udhëheqësve të Korporatës Energjitike janë pranuar në këtë konkurs.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark