Insajderi
Lajme

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për sot

Insajderi
28 October 2025 - 08:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë në orët e para të mëngjesit, i cili do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Në zonat e larta malore reshje bore.

Të reshurat do të ndërpriten menjëherë paradite, ndërsa më pas do të mbizotërojnë vranësira të pjesshme, përpara se të tërhiqen gradualisht gjatë pasditës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, e cila gjatë kalimit të frontit të ftohtë pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark