×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Borell: Do t’i informoj partnerët për sjelljen e Kosovës

    Insajderi
    21 November 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Josep Borrell, ka folur pas takimit që zgjati pesë orë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Borrell deklaroi se nuk është arritur asnjë zgjidhje pavarësisht bisedimeve të gjata që u zhvilluan që nga mëngjesi i sotëm.

    Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

    Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

    “Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen. Ne do t’i informojmë vendet anëtare, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark