×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pesë orë bisedime asnjë marrëveshje në Bruksel – Borrell: E dhamë një propozim që e pranoi Vuçiqi por jo Kurti

    Insajderi
    21 November 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Josep Borrell, ka folur pas takimit që zgjati pesë orë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

    Borrell deklaroi se nuk është arritur asnjë zgjidhje pavarësisht bisedimeve të gjata që u zhvilluan që nga mëngjesi i sotëm, shkruan Insajderi.

    “Pas shumë orësh diskutimi, të dyja palët nuk arritën në një zgjidhje sot. Mendoj se ka një përgjegjësi të qartë për atë që mund të ndodh në terren”, tha Borrell.

    Borrel deklaroi se kanë dhënë një propozim që sipas tij është përkrahur vetëm nga Vuçiq.

    “Kemi dhënë një propozim, që Vuçiqi e ka pranuar por Kurti nuk e ka pranuar”, tha Borrel.

    Më tej ai tha se pret që Kosova të pezulloj vendimin për targat.

    “Pres prej Kosovës që të pezullojë të gjitha hapat sa i përket targave, dhe pres prej Serbisë që të mos lëshojë targa të reja ilegale”, tha Borrell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark