Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dhënë detaje nga biseda telefonike që kishte dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor është edhe më e rëndësishme në kontekstin aktual.
“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Good discussion with PM @albinkurti on the next steps in the EU-facilitated Dialogue. Ensuring stability and security in the Western Balkans is even more important in the current geopolitical context. We will continue working towards a comprehensive normalisation of relations.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 22, 2022
Për këtë bisedë ka njoftuar mbrëmë edhe Zyra e Kryeministrit.
Sipas komunikatës së ZKM’së, Kurti dhe Borrell folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër dhe për çështje aktuale.
Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.