Borrell do ta nisë mandatin e tij me vizitë në Kosovë, por nuk do ta trajtojë si shtet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Borrell do ta nisë mandatin e tij me vizitë në Kosovë, por nuk do ta trajtojë si shtet

    Insajderi
    08 October 2019 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Borrel është ministër i Jashtëm i Spanjës dhe ka mbajtur deri tash qëndrim shumë negative ndaj Kosovës duke refuzuar edhe të marrë pjesë në takimet ku ka marrë pjesë Kosova, qoftë edhe takime me karakter joformal.

    Borrell është pyetur edhe për Kosovën dhe Ballkanin, dhe ka thënë me këtë rast se ky rajon do të jetë edhe prioritet në punën e tij. Ka thënë se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë prioritet në punën e tij në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

    Përfaqësuesi i lartë i ardhshëm i BE-së ka paralajmëruar se Prishtina do të jetë destinacioni i tij i parë, të cilin do ta vizitojë kur ta nisë mandatin.

    Josep Borrell është shprehur se, sipas tij, dialogu ka zgjatur tepër gjatë dhe pret nga palët që në dialog të shfaqin më shumë përkushtim. Ka thënë se nga Kosova pret të heqë taksën prej 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, ndërsa nga Serbia pret një “angazhim të sinqertë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark