×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Borrell: Është bërë hap i rëndësishëm për themelimin e Asociacionit

    Insajderi
    02 May 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Borrell ka thënë se është ndërmarrë hap i rëndësishëm drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    “Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm simbolik për themelimin e Asociacionit”, ka deklaruar Borrell pas takimit.

    Ai ka vënë në pah dallimet kundrejt Asociacionit nga pala kosovare dhe ajo serbe.

    “Kurti ndau opinionin e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë dhe siç pritet pikpamjet e palëve janë dukshëm larg në natyrën se si duhet të jetë Asociacioni”, deklaroi ndër të tjera Borrell. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark