
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiq pa marrëveshje në Bruksel. Pas përfundimit të takimit përfaqësuesi i Bashkimit Evorpian, Josep Borrell njoftoi mediat se dyshja janë pajtuar se nuk do të diskutohet më shumë për propozimet,
“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuciq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, tha Borrell.
Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohet teksti i propozimit.