Insajderi
Lajme

Kurti lajmërohet me një video pak para përmbylljes së procesit të votimit

Insajderi
12 October 2025 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti lajmërohet me një video pak para përmbylljes së procesit të votimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin e të votojnë sa më shumë.

Përmes një video adresimi pas orës 17:00 Kurti ka kërkuar që të shfrytëzohet e drejta demokratike “për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, shkruan Insajderi.

“Kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave.Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark