×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Borrell: Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE 

    Insajderi
    30 May 2023 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën në Bruksel se Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE.

    Ai këtë e tha duke folur në Bruksel para gazetarëve së bashku me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në selinë e BE-së prej kur është zgjedhur në postin e presidentit të këtij shteti.

    Borrell ka falënderuar Malin e Zi për përshtatje me qëndrimet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe siguirisë. Ai ka thënë se ka forca të cilave nuk i pelqen kjo politikë e Malit të Zi dhe dëshirojnë ta destabilizojnë atë.

    BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Malin e Zi të përballet me këto sfida, tha Borell

    “Jetojmë në jetën e agresionit rus në Ukrainë dhe në këtë situatë është e domosdoshme të ruajmë orientimin strategjik të Malit të Zi për integrim në BE“, ka thënë Borrell.

    Ai ka thënë se Mali i Zi duhet të punojë në reforma dhe të forcojë sundimin e ligjit dhe këtë ta bëjë jo për ta kënaqur BE-në por për nevoja të qytetarëve të sajë.

    Presidenti Millatoviq ka shprehur po ashtu bindjen se Mali i Zi do të jetë shteti i ardhshëm anëtar i BE-së dhe se procesi i anëtarësimit do të përshpejtohet tash pasi është krijuar edhe një mbështetje më e madhe për këtë proces edhe në BE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark