×
  • Lajme
  • Insajderi

    Borrell: Marrëveshja krijon një status-quo të re në dialog

    Insajderi
    20 March 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, ka folur për dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Borrell ka thënë se kjo marrëveshje krijon një status-quo të re.

    I kam njoftuar ministrat për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Është arritje e madhe në procesin e normalizimit mes tyre. Krijon një status-quo të re në dialog. Më nuk do të jemi në gjendje të menaxhimit të krizave, shpresoj së paku, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më 27 shkurt. Këto marrëveshje kanë hyrë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk kishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, ka thënë Borrell, teksa shtoi se “ do të përcjellim implementimin e marrëveshjeve”.

    Teksa pyetet për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se nuk do të plotësojë ato provizione që “cenojnë interesat kombëtare”, Borrell ka thënë se të gjitha obligimet duhet të përmbushen.

    Marrëveshjet duhet të përmbushen, me një kalendar të caktuar. Kalendari kërkon që secila palë të bëjë pjesën e vetë. Nuk fillon të ndërtosh shtëpi nga kulmi, por nga gjërat më urgjente. Gjërat më urgjente fillimisht, disa janë shumë urgjente”.

    “E thashë shumë qartë në aneks, thuhet se Kosova është e përkushtuar që menjëherë të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka disa përkushtime që do të monitorojmë nga afër se si palët i plotësojnë. Gjitha janë pjesë integrale e asaj që është arritur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark