Insajderi
Ballina 5

Borrell tregon çfarë bisedoi me Vuçiqin në telefon

Insajderi
22 October 2022 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Borrell tregon çfarë bisedoi me Vuçiqin në telefon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ai ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes telefonit.

Ai ka thënë se temë bisede kishte dialogun Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e tij.

“Kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rrugën përpara të dialogut të lehtësuar nga BE. Në mjedisin aktual gjeopolitik është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Mbesim në kontakt të ngushtë”.

Njoftimin e ngjashëm, Borrell e bëri edhe për bisedën telefonike që pati me Kurtin.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Me Kurtin dhe Vuçiqin u takuan edhe ambasadorët e vendeve të QUNT-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark