Borussia Dortmund fiton me spektakël ndaj Barcelonës, por nuk mjafton për kualifikim - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Borussia Dortmund fiton me spektakël ndaj Barcelonës, por nuk mjafton për kualifikim

    Insajderi
    15 April 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të ndeshjes së dytë në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

    Vendasit e nisën këtë ndeshje më mirë duke kontrolluar tempon e lojës dhe duke mos i lejuar blaugranasit që të krijojnë raste.

    Në minutën e 10-të Dortmundi fitoi një penallti pasi Szczesny shkaktoi penallti brenda zonës.

    I saktë nga pika e bardhë u tregua Serhou Guirassy i cili realizoi me qetësi për rezultatin 1-0.

    Ky gol duket se motivoi shumë vendasit të cilët në minutën e 37-të patën një tjetër rast të mirë për gol me Karim Adeyemin, por goditja e gjermanit u prit nga portieri polak.

    Me të filluar pjesa e dytë Guirassy shënoi sërish kësaj radhe në minutën e 49-të të ndeshjes për rezultatin 2-0.

    Barcelona ia doli që të kundërpërgjigjet vetëm disa minuta më vonë duke shënuar gol falë një autogoli të Rami Bensebainit për 2-1 në minutën e 54-të.

    Në minutën e 76-të Guirassy shënoi për të kompletuar het-trikun dhe për rezultatin 3-1 dhe kjo ishte e tëra që ata mund të bënin për 90 minuta.

    Kështu Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale dhe aty do të takohet me ekipin që kualifikohet nesër (e mërkurë) mes Inter dhe Bayern Munich.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark