Boshnjakët në Sanxhak duan Asociacion "siç po kërkojnë serbët në Kosovë", i çojnë letër Vuçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Boshnjakët në Sanxhak duan Asociacion “siç po kërkojnë serbët në Kosovë”, i çojnë letër Vuçiqit

    Insajderi
    07 February 2023 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Sanxhak, Sulejman Uglanin, i ka dërguar letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe zyrtarëve të ShBA’së dhe BE’së, ku i ka kërkuar që edhe boshnjakëve në Serbi t’u garantohet “të drejta të barabarta sipas modelit që serbët po e kërkojnë në Kosovë”, shkruan Insajderi.

    Ugljanin ka thënë në letër se si përfaqësues i boshnjakëve nuk është i kënaqur me pozitën dhe trajtimin e tyre në Serbi, njoftoiSDA e Sanxhakut, siç e citoi Danas.

    Ai vlerësoi se pasojat me të cilat mund të përballet Serbia për shkak të refuzimit të të ashtuquajturit propozim gjermano-francez do të ishin “të mëdha për boshnjakët” dhe do të çonin në “pasiguri dhe destabilitet”.

    Intervistë me Nevenka Tromp: Asociacioni të bëhet me kujdes, të mos i jepet mundësia për shkëputje – ShBA s’duhet të shtyjë zgjidhje të nxituara – Insajderi

    Përveç Vuçiqit, letrën ia ka dërguar edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përfaqësuesit special për dialog, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark