×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Boshnjaket protestojnë pas ndalimit të shamisë në Gjykatë

    Insajderi
    04 February 2016 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gratë që punojnë në institucionet gjyqësore në Bosnjë nuk mund të vënë mbulesë në institucionet gjyqësore në Bosnjë, me arsyetimin se  kjo mund të ndikoj në gjykimet me motive fetare në vend, por me këtë vendim të vitit të kaluar nuk po pajtohen punëtoret e gjykatave në BeH.

    Kundër vendimit të Gjykatës së Lartë dhe Këshillit Prokurorial në BeH janë quar avokatë, prokurorë dhe punëtorë të tjerë që punojnë në institucionet gjyqësore në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ndërsa pala e tretë, e që janë të akuzuarit, do të mund ta përdorin atë derisa dalin para gjyqit.

    Kjo ndalesë përfshin të gjitha “simbolet fetare” të të gjitha religjioneve.

    Por shumë njerëz nuk janë dakord me këtë vendim, duke e cilësuar si rregull selektiv për faktin se me këtë vendim lejohenvarëset me kryq, por jo edhe shamia.

    Hanadi Salkica, që punon si avokate në Zenica që prej vitit 2007 thotë që mbulesa nuk është vetëm një simbol fetar por është një mënyre jetese dhe mënyrë personale e veshjes.

    Salkica thotë se ajo kurrë nuk ka hasur në një gjykatës apo dikush tjetër në sallë që e ka shikuar atë në një mënyrë të veçantë për shkak të mbulesës.

    “Është për të ardhur keq që përtej shumë problemeve që ka ky vend, ata janë të përqendruar në një ligj të parëndësishëm si ky i mbulesës”, tha avokatja nga Zenica.

    Ajo kritikoi zyrtarët e lartë të gjykatës të cilët e cilësuan një grua me mbulesë irrituese në paraqitje.

    “Unë e zemëroi dikë vetëm se për shkak të mbulesës dukem boshnjake myslimane? Kjo është e pabesueshme”, tha Salkica.
    Ligji për ndalimin e shamisë në institucione gjyqësore hyri në fuqi vitin e kaluar në muajin tetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    13 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark