×
  • Lajme
  • Lajme

    Bosna dhe Hercegovina: Edhe 1.505 të infektuar dhe 34 të vdekur

    Insajderi
    26 November 2020 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë konfirmuar edhe 1.505 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 34 njerëz kanë vdekur.

    Të dhënat nuk përfshijnë Qarkun Brëçko.

    Në 24 orët e fundit janë testuar 2.807 mostra në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, nga të cilat 1.088 kanë rezultuar pozitivë për SARS-CoV-2.

    Gjithsej 268.406 mostra janë testuar deri më tani, dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar te 53.125 individë.

    Në 24 orët e fundit, pesë vdekje të reja u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës.

    Deri më sot numri i përgjithshëm i vdekjeve në zonën e këtij entiteti të BeH është 1.418.

    Prej raportimit të fundit mbi situatën epidemiologjike në BeH, në 24 orët e fundit janë testuar 1.045 mostra laboratorike në etnitetin e BeH, Republika Serbe dhe koronavirusi u konfirmua te 417 njerëz.

    Instituti i Shëndetit Publik të RS ka raportuar 29 vdekje në të cilat është konfirmuar prania e COVID-19.

    Deri më tani, 28.555 raste të koronavirusit janë konfirmuar në RS dhe gjithsej 941 njerëz kanë vdekur./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark