Partia më e madhe në Bosnjes dhe Hercegovinës, Partia e Aksionit Demokratik (SDA) kërkon nga Presidenca e BeH angazhimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura në kufirin me Serbinë në mënyrë që të ndalojë fluksin e migrantëve.
“Vonesa e mëtejshme dhe shmangia e futjes së kësaj mase, e cila mbështetet nga Xhaferoviq dhe Komshiq dhe kundërshtohet nga Dodik, nuk mund të justifikohet më me asgjë”, shkruan në kumtesë të partisë.
Ata u bënë thirrje institucioneve dhe agjencive shtetërore që të intensifikojnë aktivitetet e tyre në zgjidhjen e krizës së migrantëve, sepse, e gjithë barra e zgjidhjes së kësaj çështje nuk mund të jetë vetëm e Ministrisë së Sigurisë, pra ministrit të tyre Sellmo Cikotiq.
Duke tërhequr vërejtjen për një katastrofë të mundshme humanitare për shkak të periudhës së dimrit, SDA beson se të gjitha autoritetet duhet të sigurojnë mbështetje të barabartë dhe se Këshilli i Ministrave i BeH ka përgjegjësi të veçantë.
“Këshilli i Ministrave i BeH është i detyruar të zgjidhë këtë çështje në bashkëpunim me nivelet e tjera të qeverisë në BeH”, është kumtuar nga partia e Izetbegoviqit./Insajderi.org.