×
  • Lajme
  • Lajme

    Bosnja dhe Hercegovina me gati 1.000 infektime të reja dhe 20 viktima

    Insajderi
    22 October 2020 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 24 orët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë janë regjistruar gjithsej 999 raste të reja të koronavirusit.

    Kjo është 73 më tepër në krahasim me dje kur janë shënuar 926 raste. Është testuar përafërsisht numri i njëjtë i personave, pak më shumë se tre mijë, transmeton Kliks.ba.

    Për 24 orët e fundit në Entin për Shëndetin Publik të Federatës së BeH janë testuar 2.075 mostra, prej të cilëve 606 dolën pozitivë në COVID-19.

    Deri ditën e sotme, në këtë vend janë shëruar 18.062 pacientë. Aktualisht janë aktive 5.483 raste.

     Për 24 orët e fundit kanë vdekur 17 persona si pasojë e këtij virusi, dhe numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Bosnje dhe Hercegovinë është 682. /Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark