×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Bota e egër sa misterioze aq edhe e dashur, njihuni me njeriun që me dhuntinë e tij zbutë edhe ujqërit

    Insajderi
    16 May 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krijimi i natyrës është një enigmë e cila të bënë kurreshtarë çdo herë, e tillë është edhe Kosova e cila njihet për bukuritë mahnitëse që i përmban por edhe “për botën e egër” të cilën e posedon.

    Me një numër të madh kafshësh dhe shpezësh, disa prej tyre autoktone të zonave malore të Kosovës, e kanë vënë shpesh hërë shtetin e vogël të gadishullit ballkanik në qendër të vëmendjes.

    Por ai i i cili bëri që Kosova të përmendet ngado, me theks të veçantë në ruajtjen e natyrës dhe rëndësisisë së botës së egër në përgjithësi është kontribuesi Hysni Rexhaj nga Gjakova.

    Ai në mënyrë vetanake vendosi krijimin e një kopshti zologjik, me një numër të madh kafshësh të racave të ndryshme e deri tek shpezët.

    Kopshti “Ujku Trump” ka marrë emrin nga ujqërit të cilët gjinden në këtë vend, të cilët nuk përmbëjnë rrezik për vizitorët.

    Kjo faunë rreth vetës ngërthen një numër të madh vizitorësh si mbrenda po ashtu edhe jashtë saj, të cilët mbesin të impresionuar me atë se çfarë ata shohin këtu.

    Karakteristika me të cilën identifikohet “Ujku Trump” është diciplina dhe komunikimi të cilën Rexhaj e bënë me secilën prej kafshëve. 

    Sipas Hysniut, dashuria që ka për këto krijesa, ka bërë që të mos ndjejë aspak frikë e as lodhje, ndërkaq dhuntinë që ai e ka për zbutjen e “botës së egër”, ai e quan dhuratë nga Zoti.

    Që nga ujqërit të cilët njihen si më të rrezikshmit e deri tek makushat që vijnë prej vendeve të largëta të botës e përbejnë një atraksion për qytetin e Gjakovës.

    Tash e tri vite Rexhaj, me kopshtin e tij të veçantë po tërheq qindra vizitorë nga vende të ndryshme jo vetëm nga Kosova por edhe përreth.

    Për të parë më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark