Snajperisti gjerman i UÇK-së në Betejën e Koshares, Michael Spath, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Teksa ka komentuar lajmin e shpërndarë nga Gazeta Insajderi lidhur me përplasjen e opozitës me Kurtin për raportin e Bankës Botërore për Kosovën, Spath ka thënë se VV është në botë paralele.
“Mirësevini në Botën Paralele të VV”, thuhet në komentin e tij.
Raporti i Bankës Botërore u bë mollë sherri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe opozitës. Kjo, pasi që Kurti tha se “në krahasim me 10 vitet e fundit, Kosova ngriti të hyrat për kokë banori për 50 për qind dhe uli përqindjen e varfërisë për 35 për qind”.
Për këtë, opozita e quajti kryeministrin “mashtrues” dhe “propagandues” duke deklaruar se raporti thotë që rritjet e lartcekura janë shënuar në 10-vjetorin e fundit në Kosovë. /Insajderi.org/