Insajderi
Insporti

Botërori në SHBA nis me polemika, PrideFest kundërshtohet nga dy kombëtare

Insajderi
10 December 2025 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Botërori në SHBA nis me polemika, PrideFest kundërshtohet nga dy kombëtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Egjipti dhe Irani kanë paraqitur ankesa zyrtare në FIFA kundër një feste të planifikuar të Seattle PrideFest, e cila pritet të mbahet më 26 qershor gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes dy kombëtareve në Seattle.

Dy federatat kundërshtojnë që ndeshja të shfrytëzohet për të “promovuar komunitetin LGBTQ+”, duke theksuar se një gjë e tillë bie ndesh me vlerat kulturore dhe fetare të vendeve të tyre.

Presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj, tha se çështja do të ngrihet në takimin e ardhshëm të Këshillit të FIFA-s në Katar, ndërsa federata egjiptiane kërkoi që aktivitetet të ndalohen për të shmangur tensione kulturore gjatë ndeshjes.

Seattle PrideFest kishte nisur tashmë promovimin e aktivitetit, ndërsa kryebashkiakja e zgjedhur e qytetit shprehu mbështetje për një atmosferë përfshirëse gjatë Botërorit. FIFA deri tani nuk ka komentuar.

Situata vendos FIFA-n në një pozitë të vështirë, duke rikthyer debatet për standardet e dyfishta, sidomos pas polemikave gjatë Botërorit 2022 në Katar, ku u ndaluan simbolika pro-diversitetit.

Ndeshja Egjipt–Iran zhvillohet në Seattle më 26 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark