×
  • Lajme
  • Lajme

    Botsan Kharcheko: Do të ketë edhe më shumë presione ndaj Serbisë

    Insajderi
    14 December 2020 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Presioni ndaj Serbisë do të rritet. Për fat të keq, të gjithëve nuk iu pëlqen politika e pavarur e Beogradit. Mirëpo, duke falënderuar linjës së saj të matur, Serbia po e ruan stabilitetin shoqëror-ekonomik, po i realizon projektet e mëdha infrastrukturore dhe po i forcon kapcitetet e saja ushtarake”.

    Kështu ka deklaruar ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Alexandar Botsan-Kharchenko, në një intervistë dhënë gazetës serbe “Novosti”.

    Në pyetjen a do të kishte pranuar Moska suspendimin e Rezolutës 1244, nëse me këtë pajtohet Beogradi, ambasadori rus përgjigjet: “Qëndrimi i Rusisë është i pandryshuar. Jemi të bindur, sikur edhe Beogradi, se zgjidhja e qëndrueshme e marrëdhënieve me Kosovën është e mundur ekskluzivisht duke u bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 1244. Do të pajtohemi me atë zgjidhje e cila i përgjigjet interesave të serbëve, të cilat do të përkraheshin nga ana e Beogradit”. Në pyetjen a mundet Serbia të mbështetet në veto, nëse  në KB vendoset çështja e anëtarësimit të Kosovës, Botsan-Kharchenko ka thënë se “Rusia edhe më tutje do të angazhohet për respektimin e të drejtës ndërkombëtare, të ofrojë përkrahje sovranitetit territorial  të Serbisë, si në KB ashtu edhe në forumet tjera multilaterale./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark